Suspendohet nga puna Numan Baliq

Kronika February 16, 2019 - 17:55
Lexo detajet

Ish-Ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq është suspenduar nga puna pas aktakuzës për ngacmim seksual. Baliq, po akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur në afërsi të fshatit Vitomiricë të Pejës.

Lajmi është konfirmuar zëdhënësi i Spitalit Rajonal në Pejë, Naim Sahiti.

Sahiti ka thënë se Baliq është suspenduar nga puna deri në një vendim të Gjykatës, dhe se deri atëherë do të marrë 50 për qind të pagës.

“Po, është e vërtetë që është marrë një veprim i tillë. Kirurgu Baliq është suspenduar nga puna deri me vendim të gjykatës. Deri atëherë, ai në bazë të ligjit, do të marrë 50 për qind të pagës”, ka thënë Sahiti për Express. 

Ndryshe, Numan Baliq ka qenë ministër i Shëndetësisë në vitin 2003, por më pas ishte shkarkuar nga kryeministri i atëhershëm Bajram Rexhepi. Ai, në vitin 2007 deri në vitin 2010, ishte deputet i Kuvendit të Kosovës.

Në Qeverinë e Ramush Haradinajt, Numan Baliq u bë zëvendësministër i Ministrisë së Administratës Publike, por edhe nga ky post ishte shkarkuar në janar të këtij viti.