Arrestohen dy persona, falsifikojnë 393 kartëmonedha 100 euroshe

Kronika February 15, 2019 - 15:00
Lexo Detajet

Policia e Kosovës në një konferencë për media ka dhënë detaje për zhvillimin e një aksioni i cili ka rezultuar, me dy të arrestuar në Klinë nën dyshimin që kanë falsifikuar 393 kartmonedha nga 100 euro, raporton “Zeri.info”.

Drejtori i Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, Bashkim Spahiu ka komfirmuar që ky aksion është zhvilluar në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare të Intelegjencës.

“Drejtoria e Hetimeve Të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion mbrëme në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare të Intelegjencës kanë realizuar planin operativ 100 euro. Nga ky aksion janë sekuestruar 393 kartëmonedha të falsifikuara dhe janë arrestuar dy persona”, ka konfirmuar ai.

Ndaj të arrestuarve sipas Spahiut është shqiptuar masa e ndalimit për 48-oreshe.

“Të arrestuarit janë të nacionalitetit shqiptar. Ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit 48 orë”, ka thenë tutje ai.

Spahiu tutje ka deklaruar që hetimet e para thonë që këto para nuk janë prodhuar në Kosovë.

“Keto bankënota nuk janë prodhuar në Kosovës sipas herimeve të para. Ato dyshohet se kanë ardhur nga vendet fqinje”, ka thenë ai.

Ndërsa zëdhenësi i Drejtorisë së Përrgjithshme të Policisë së Kosovës Baki Kelani ka paraqitur disa statistika të përgjithshme lidhur me aksionet e policisë të zhvilluara në territorin e Kosovës. /Zeri

Image

Image