Shtetasit serb nga Leposaviqi i vidhen mjete në vlerë prej rreth 10 mijë eurosh

Kronika February 15, 2019 - 10:43
Lexo Detajet

Persona të panjohur kanë hyrë me forcë në depon e lokalit të një shtetasi serb të Leposaviqit.

Sipas tij, ata i kanë vjedhur mjete të ndryshme punë, pije alkoolike dhe gjësende tjera në vlerë prej rreth 10000 eurosh, njofton Policia e Kosovës, përcjell zeri.info.

LEXO EDHE: Mërgimtarit nga Ferizaj i sekuestrohen kokainë, pistoleta e elektroshok

"Viktima mashkull K/Serb, ka informuar se person-a të panjohur kanë hapur me forcë depon e lokalit të tij dhe kanë vjedhur mjete të ndryshme pune, pije alkoolike dhe gjësende tjera, në vlerë totale rreth 10.000€. Njësit policore janë duke hetuar rastin", thuhet në njoftimin e Policisë.