Mërgimtarit nga Ferizaj i sekuestrohen kokainë, pistoleta e elektroshok

Kronika February 15, 2019 - 10:33
Lexo Detajet

Një mërgimtarit nga Ferizaj gjatë kontrollit në pronën e tij i janë sekuestruar  4.93 gram kokainë, disa ngjitës letër trakë, dy pistoleta me 35 fishekë, tri kartela të numrave telefonik, një elektroshok e tri krehër.

Sipas njoftimit të policisë, përcjell zeri.info, përsoni jeton në shtetet perëndimore kurse vetura me substancë të dyshuar narkotike, i është kapur në Shqipëri

LEXO EDHE: Arrestohet pasi e shantazhoi se do t’ia publikonte disa fotografi

"Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar (i cili jeton në shtetet perëndimore), i është gjetur dhe sekuestruar: 4.93  gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, disa ngjitës letër trakë,  tri kartela të numrave telefonik,  një elektroshok, tre krehër me 35 copë fishekë dhe   dy pistoleta. Të dyshuari në fjalë  në shtetin e Shqipërisë, i është kapur vetura me substancë të dyshuar narkotike. Nuk raportohet për të arrestuar, njësit relevante policore janë duke hetuar rastin", thuhet në njoftim.