Arrestohet pasi e shantazhoi se do t’ia publikonte disa fotografi

Kronika February 15, 2019 - 10:07
Lexo Detajet

Një person është arrestuar në Lipjan, njofton Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, ai e ka shantazhuar viktimën se do t’ia publikonte disa fotografi ndërsa nuk është specifikuar për çfarë fotografi bëhet fjalë, përcjell zeri.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe i njëjti ka shantazhuar me publikim te disa fotove viktimën mashkull K-Shqiptar. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje”, thuhet në njoftim.