Policia i sekuestron klinasit 40 mijë euro fals dhe një Volkswagen

Kronika February 15, 2019 - 08:48
Lexo Detajet

Një person nga Klina është ndaluar nga Policia e Kosovës për 48 orë.

Atij i janë sekuestruar 40 mijë euro që dyshohet të jenë të falsifikuara dhe një veturë Volkswagen. Kështu dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikim i parasë”, ka njoftuar Prokuroria e Pejës, përcjell zeri.info.

Ndaj të dyshuarit, Prokuroria Themelore e Pejës sot  do marr aktvendim për fillimin e hetimeve dhe njëkohësisht brenda afatit ligjor do parashtroj kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore e Pejës.