Arrestohet zyrtari që kërcënoi me prerje koke komunitetin LGBT

Kronika February 14, 2019 - 22:46
Lexo Detajet

I është caktuar masa e ndalimit për 48 orë Xheladin Krasniqit, i punësuar në Zyrën e Arkivit të Ministrisë së Drejtësisë që kishte kërcënuar komunitetin LGTB.

Lajmin e ka bërë të ditur policia e Kosovës.

“Lidhur me rastin e kërcënimit ndaj LGBT, pas veprimeve policore me aktvendim te prokurorit kompetent, një personi të dyshuar, iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. PK vazhdon me hetimet policore”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Krasniqi kishte sugjeruar heqje koke në një koment në faqen e Qendrës Multimedia për shfaqjen teatrale “55 Shades of Gay”.