Lladrovci: Besoni në Policinë e Kosovës, rasti i 16- vjeçarës do të zbardhet!

Kronika February 06, 2019 - 16:17
Lexo tjera detaje

Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci,  ka bërë apel tek të gjithë qytetarët e Kosovës dhe ata të komunës së Drenasit që të lajmërojnë në Policinë e Kosovës për rastin në fjalë dhe raste të njëjta si ai i 16-vjecarës e cila u abuzua seksualisht nga mësimdhënësi i saj, përcjell “Zëri.Info”.

Ai po ashtu edhe pas dyshimeve se 16-vjecarja u keqpërdor seksualisht edhe nga hetuesi policor, thotë se Policia e Kosovës kryejnë punën e tyre me profesionalizëm dhe duhet te besojmë tek ata.

LEXO EDHE: Rasti i abuzimit seksual në Drenas, Lladrovci merr këtë vendim të prerë!

“Ftoj të gjithë ata që hasin në gjëra të tilla të raportojnë rastet në Policinë e Kosovës, të gjithë e dimë se ka raste të tilla por edhe në rastin në fjalë, por duhet t’i raportojmë ato. Unë kam besim në Policinë e Kosovës se ata kryejnë me profesionalizëm detyrat e veta.  Unë inkurajoj Inspektoratin PK të bëjë hetime më të thuktë që të gjejë gjithçka çfarë ndodhi me këtë rast dhe besoj se do të gjejë”, tha Lladrovci./ZËRI