Qiproja nuk ia dorëzon Rusisë mjekun izraelit që u dënua në Kosovë për trafikim organesh

Kronika January 23, 2019 - 16:00
Lexo Detajet

Një gjykatë në Qipro ka refuzuar kërkesën e autoriteteve ruse për ta ekstraduar shtetasin izraelit, 69 vjeç, i cili është arrestuar pasi kishte arritur në ishullin qipriot për pushime, në bazë të një kërkese ndalimi për të.

Harel ishte dënuar për përfshirje në një rrjet të tregtisë ndërkombëtare të organeve që ka operuar para dhjetë viteve në Kosovë. Ai ishte arrestuar në vitin 2008, ishte liruar me kusht dhe ishte kthyer në Izrael. Dy vjet më vonë ai u dënua në mungesë me tetë vjet burg, shkruan ynetnews, transmeton Express.

Në vitin 2012 Harel ishte arrestuar në Izrael për të njëjtën çështje. Ai ishte dënuar pas një marrëveshje për pranimin e fajësisë. Ai i kishte shërbyer komunitetit dhe kishte paguar një shumë të hollash gjobë.

Harel ishte njëri prej protagonistëve kryesorë për transplantim veshkash që njihet ndryshe si rasti 'Medicus'.