Tenton ta mbushë makinen me derivate, zihet me para të falsifikuara!

Kronika January 23, 2019 - 11:41
Lexo tjera detaje

Është ngritur aktakuzë ndaj një personi në Pejë për të cilin dyshohet se ka kryer vepër penale me falsifikim të parave, përcjell “Zëri.Info”.

Sipas Prokurorisë Themelore në Pejë i pandehuri në magjistralen Decan-Gjilan ka ndaluar në pompë të derivateve për të marrë derivate me para të falsifikuara.

Njoftimi i plotë:

Pejë,23 janar 2019- Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër, V.I., për veprën penale Falsifikimi parasë, nga neni 302, paragrafi 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri V.I., me datën 17 nëntor 2018, rreth orës 20:35, në magjistralen Deçan-Gjakovë, me dije dhe qellim ka vënë në qarkullim paranë e falsifikuar, në atë mënyrë që pasi kishte marr me vete 280 (dyqindetetëdhjetë) euro të falsifikuara, ndalon me veturën e tij në një pompë për të marr derivate, e ku me pas punëtorit të pompës ia jep 20 (njëzet) euro, kinse për pagesë, e  pasi që të hollat e falsifikuara i vëren punëtori i pompës, i pandehuri me shpejtësi largohet me veturën e tij nga vendi i ngjarje.

 

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehuri ka përmbushur elementet e veprës  penale të përshkruar si me lartë.

 

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i  pandehurin të shpallet fajtor dhe të dënohet  sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.