Austri, shqiptari e vret me thikë gruan e tij në mes të një parkingu

Kronika January 23, 2019 - 10:43
Lexo tjera detaje

Një shqiptar nga Maqedonia të hënën vrau gruan e tij në një parking jashtë një supermarketi në qytetin austriak Tulina.

Xhemaijl M. (36) pranoi se ai vrau gruan e tij, Zemira K. (32). Sipas mediave austriake, ai vrau gruan e tij duke e ther me një thikë në qafë dy herë, pas së cilës ajo mbeti e vdekur para syve të blerësve të tjerë jashtë supermarketit.
Sipas zëdhënësit të policisë, burri i saj, pa asnjë pendim e pranoi krimin.

“Po, unë doja ta vrisja”, tha ai.

Ata ishin prindër të dy djemve të moshës gjashtë dhe dhjetë vjeçare, dhe siç shkruan media austriake, Xhemajli ishte i dhunshëm dhe xheloz, kështu që ajo dhe fëmijët e saj u arratisën në një shtëpi të sigurt.
Për shkak të dhunës në familje, të dyshuarit i ishte ndaluar t’i afrohej familjes dhe apartamentit të përbashkët.

Ai e priti Zemirën në një pritë pasi bleu ushqim. Fëmijët e tyre ishin në shkollë në atë kohë.
Vëllai i tij në Maqedoni dhe gjithë familja e tij janë të dëshpëruar për krimin që ka kryer.

“ Xhemajli shkatërroi gjithë familjen. Ne nuk duam ta shohim. Ai ishte i varur nga lojrat e fatit, dhe ai ra në një shoqëri të keqe”, tha ai. Dyshohet se kryesi i krimit ishte i afër me Shtetin Islamik./Zeri