Edhe pse të pafajshëm nga Gjykata, mbetën larg pozitave që kanë pasur
Arben Paçarizi dhe Emin Beqiri, kohë më parë drejtorin dikastere shumë të rëndësishme në Policinë e Kosovës.
I pari ka qenë drejtor i drejtorisë për trafikim me qenie njerëzore, deri sa i dyti drejtor i Departamentit Drejtor i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.
Por, për një kohë për shkak se ndaj tyre ishte duke u zhvilluar hetime për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ata ishin transferuar në pozita tjera, por ndonëse që të dy me vendim të formës së prerë të Gjykatës janë shpallur të pa fajshëm, asnjëri prej tyre nuk është kthyer në pozicionin e punës që ka pasur në kohën kur ai është larguar.
Në bazë të ligjit personat që shpallen të pa fajshëm duhet të kthehen në vendet e tyre të punës që ata i kanë mbajtur në kohën kur janë larguar nga ajo pozitë, por në asnjërin prej këtyre dy rasteve nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Gazeta për këtë çështje i ka dërguar pyetje Policisë së Kosovës, por as për dy javë pritje, këta nuk kanë kthyer përgjigje.
Po ashtu, kontakti me ish drejtorin e krimeve Ekonomike Emin Beqiri ka qenë i pamundur. Por, në anë tjetër Paçarizi i kontaktuar nga gazeta thotë se ndaj tij Prokuroria e ka hedh poshtë në fazën parafinale. Sipas tij, nuk ka pasur procedurë penale fare. “S`ka pasur as prova për rastin në fjalë, ka qenë një hetim i Inspektoratit Policor që është zhvilluar dhe mandej prokurori e ka hedhur poshtë. Janë kryer edhe verifikimet administrative dhe procedurat e hetimeve të brendshme. Jam shpallur i pafajshëm edhe kam fituar të drejtën që të kthehem në pozitën që kam qenë. Mirëpo, unë në atë kohë i jam nënshtruar procedurës për gradën e nënkolonelit dhe e kam fituar gradën dhe mandej drejtori ka vendosur që të më transferojë diku tjetër. Domethënë kjo është tërë ajo. Unë e kam fituar të drejtën të kthehem në punë” ka thënë ai.