Arrestohet një person i dyshuar për ‘keqpërdorim të autoritetit zyrtar’

Kronika January 22, 2019 - 17:17
Lexo tjera detaje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për të cilin dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare në Skenderaj.

Sipas njoftimit për media prokurori ka marrë vendim që ndaj të pandehurit të caktohet masa e ndalimit prej 48-të orësh, përcjell “Zëri.Info”.

Njoftimi i plotë:

 Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Prishtinë, me datën 14 dhjetor 2018 ka pranuar autorizim nga Prokuroria Themelore Prishtinë për të zhvilluar hetime, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale ‘keqpërdorim i detyrës dhe autoritetit zyrtar’ nga neni 422 i KPRK-së dhe ‘legalizim i përmbajtjes së pavërtetë’ nga neni 403 i KPRK-së.

 

 Lidhur me këtë rast, me datën 22 janar 2019, njësitet policore kanë bërë arrestimin e një personi të dyshuar, për kryerjen e veprave të lartcekura.

 

 

Personi i arrestuar lidhur me këtë rast është:

 

 K. B. lindur me 1962 m/sh/k

 

I dyshuari punonte si zyrtar në Zyrën e Gjendjes Civile në Skenderaj, ka lidhur martesa fiktive në mes të nënshtetasve të RKS-së dhe atyre të BE-së, me ç’rast edhe ka lëshuar certifikata martesore pa prezencën e çifteve martesore. Këto certifikata janë përdorur në Gjermani për rregullimin e lejeve të qëndrimit atje.

 

  Me vendim të prokurorit në PTH – Prishtinë të dyshuarit të lartcekur i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.