Aktakuzë ndaj personit që nuk garantoi siguri për punëtorin që vdiq në vendin e punës në Prizren

Kronika January 22, 2019 - 11:52
Lexo Detajet

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër personit juridik gjegjësisht kompanisë së stiroporit me seli në fshatin Mushnikovë – Komuna e Prizrenit, dhe kundër personit përgjegjës me inicialet A.B., për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Kompania dhe personi akuzohen se nuk vepruan në pajtim me dispozitat apo rregullat teknike për sigurinë në vendin e punës në rastin kur punëtori vdiq, pasi makina në fabrikën e stiroporit e tërhoqi thesin e mbeturinave dhe viktimën bashkë me të, me ç’rast humbi edhe jetën, transmeton zeri.info.