Vdiq luftëtari që siguronte municion për UÇK’në

Kronika January 21, 2019 - 21:11
Lexo Detajet

Në fletore të kujtimeve po shkruhen fjalët e fundit për të. E ndërkohë Hajrë Gashi, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u përcoll deri te varrezat nga pjesëtarë të Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Ai vdiq në mëngjesin e së hënës. Përderisa dikush nga ta po mbante fotografinë e Hajrë Gashit, ky i fundit u varros i mbuluar me  flamurin kuq e zi.

E këtu po thonë që Hajrë Gashi dha kontribut të madh për çështje kombëtare.

Ndërkohë që emocionet të pranishmëve ua mundën fjalët.

Pavarësisht kësaj Hajrë Gashin, bashkëluftëtarët do ta mbajnë në mend për shumë gjëra.

">http://

Zekë Zabeli, tregon se si Gashit gjatë luftës ndërtonte vetë armët e zjarrit.

Madje Hajrë Gashi, nuk kishte hezituar që të ndërtonte as bunkerë, si ky këtu në fashitin Rezallë, që Gashi e kishte ndërtuar bashkë me djemtë e tij.

E aktiviteti  i tij gjatë luftës, mbase bëri që numri i njerëzve që shkuan për ngushëllime tek familja Gashi të ishte i madh.

Ndërkohë, Zekë Zabeli tregoi se si Hajrë Gashi sakrifikoi edhe fëmijët kur vendosi të kthehej në Kosovë pas luftës.

Ish Luftëtari i UÇK’së, Hajrë Gashi u varros në fshatin Rezallë të Re në Skenderaj në praninë e një numri të madh të qytetarëve.