Një deminues kosovar vritet në Jemen

Kronika January 21, 2019 - 16:55
Lexo Detajet

Pesë ekspertë të deminimit, mes tyre edhe një kosovar, kanë mbetur të vrarë në një shpërthim gjatë fundjavës në Jemen.

Ndihma humanitare dhe qendra e ndihmës së mbretit Salman (KSRelief), tha se të dielën janë vrarë dy afrikano jugor, një kroat, një boshnjak dhe një kosovar, kur një makinë që mbante mina që duhej të shkatërroheshin shpërtheu në provincën qendrore Marib, raporton AFP.

Një shtetas britanik u plagos në shpërthim, tha ‘KSRelief’ pa emëruar viktimat.

Jemeni i shkatërruar nga lufta është shembulli i asaj që OKB e quan krizën më të keqe humanitare në botë, me 24 milionë njerëz që kanë nevojë për ndihmë dhe miliona në prag të urisë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se rreth 10,000 jemenas janë vrarë që nga viti 2015, kur një koalicion ushtarak i udhëhequr nga Arabia Sudite ndërhyri në mbështetje të qeverisë në luftën kundër rebelëve të mbështetur nga Irani.
Grupet e të drejtave të njeriut thonë se të dyja palët kanë kryer krime të mundshme të luftës.

Rebelët Huthi janë akuzuar për përdorimin e gjerë dhe pa dallim të minave tokësore, ndërsa koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite është përballur me kritika për sulme ajrore vdekjeprurëse ndaj civilëve.

Jemeni është nënshkrues i Traktatit të Ndalimit të Minave, një pakt ndërkombëtar që hyri në fuqi në vitin 1999 dhe synon të eliminojë minat tokësore dhe të pastrojë hapësirat e mëdha të tokës së prekur.