Vetaksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Kronika January 21, 2019 - 10:33
Lexoni më shumë lajme nga vendi

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka ndodhur një vetaksident ku të lënduar kanë mbetur vozitësi i veturës dhe katër pasagjerë. Nga ky aksident njëri nga pasagjerët ka ndërruar jetë, transmeton “zëri.info”.

LEXO EDHE: Theret me thikë një i mitur

“Autostrada “Ibrahim Rugova”, Malishevë 20.01.2019 – 10:45. Raportohet për një aksident trafiku (vetë-aksident), ku drejtuesi mashkull K-Shqiptar duke mos e përshtatur shpejtësinë ka dalë nga rruga si pasojë e aksidentit vozitësi dhe katër pasagjerët meshkuj K-Shqiptarë, kanë pësuar lëndime trupore, ku njëri nga pasagjerët ka ndërruar jetë në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në obduksion. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në procedurë të rregullt”, njofton policia e Kosovës. /ZËRI