28 aksidente trafiku brenda ditës, dy me pasoja fatale

Kronika January 21, 2019 - 09:50
Lexo detajet

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë së dielës në territorin e vendit kanë ndodhur 28 aksidente trafiku, prej të cilave dy me pasoja fatale, katër me persona të lënduar dhe 22 të tjera me dëme materiale.

LEXO EDHE: Policia jep detaje për aksidentin në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Sipas policisë, aksidentet kanë ndodhur në rajone të ndryshme të vendit.

Ndaj pjesëmarrësve në trafik që kanë thyer rregullat e komunikacionit, policia ka shqiptuar gjithsej 932 tiketa kundërvajtëse.