Grabitje e armatosur në një institucion financiar

Kronika January 20, 2019 - 13:24
Lexo Detajet

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një institucion financiar në Prishtinë, përkatësisht në rrugën “Muharrem Fejza”.

Dy punëtoret kanë njoftuar se tre persona të dyshuar e të maskuar njëri i armatosur me një armë të shkurtë, nën kërcënimin e armës kanë grabitur parat e qarkullimin ditor dhe janë larguar në drejtim të pa njohur. Ato nuk kanë pësuar lëndime, njofton Policia e Kosovës, transmeton "Zeri.info".

Rasti po hetohet.

Njoftimi i plotë:

Dy viktimat, punëtore të një institucioni financiar, femra K/Shqiptare, kanë njoftuar se tre persona të dyshuar e të maskuar njëri i armatosur me një armë të shkurtë, nën kërcënimin e armës kanë grabitur parat e qarkullimin ditor dhe janë larguar në drejtim të pa njohur. Viktimat nuk kanë pësuar lëndime trupore. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore.