Reagon familja e ish ushtarit të UÇK’së pas komunikatës së lëshuar nga QKUK

Kronika January 19, 2019 - 16:36
Lexoni më shumë lajme nga vendi

Familja e ish-ushtarit të UÇK-së Avni Hysenit i cili vdiq para pak ditësh, ka reaguar pas komunikatës së lëshuar nga Kolegjiumi i Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ata përmes një letre kanë thënë se ky rast do të zbardhet nga Prokuroria e Shtetit dhe si familje nuk do të tërhiqen.

Reagimi i plotë:

Pas asaj që është pa sot në portale familja e Avni Hysenit reagon.

Së pari bëjmë pyetje publike drejtuar QKUK!

PSE E SHKARKUAT NAIM KUQIN cila ka arsyeja e vendimit tuaj?

Cili ligj, kod apo nen e lejon heqjen e aparateve nga pacienti Avni Hyseni pa njoftim të familjes?
Familja e Avni Hysenit pas asaj që është pa sot në portale si një deklaratë për media nga Klinika e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv se çdo gjë ka shku në rregull në rastin e Avni Hysenit ne si familje kërkojmë që QKUK të jetë më e qartë e veçanërisht kur thonë se mjekëve ju lejohet që t’i heqin aparatet pacientit pa njoftim të familjes se vet pacientit, pra unë si vëllai i Avniut kërkoj sqarim se cili LIGJ apo cili NEN ose KOD u lejon mjekëve ketë veprim dhe jo vetëm për mua por edhe për opinionin e gjerë sepse janë deklarata publike nga institucioni publik siç është QKUK.

Kjo deklaratë e dhënë nga Klinika e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv është deklaratë e pavërtetë dhe unë edhe sot e shtunë 19.12.2019 e përsëris që me këtë rast do merret Prokuroria e Shtetit dhe do e vërtetojnë çdo gjë, sepse kjo deklaratë bije në kundërshtim me vendimet e vet QKUK për shkarkim të Naim Kuqit si shef i repartit të Intensives, pra ne si familje pyesim QKUK pse u shkarkua Naim Kuqi mbase sipas Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv ka qenë në rregull çdo gjë.

Gjithashtu unë Adnan Hyseni e them me përgjegjësi të plotë se është e vërtetë që kam insistu me marr një kopje të dokumentacionit të vëllait se Dr. Naim Kuqi si shef i intensives dhe Argeta Gecaj – Gashi si doktoreshë kujdestare nuk ka dashtë me i jap kur i kam njoftuar se do bëj padi në Prokurori, nuk është e vërtetë se unë kam shkaktu dhunë në repartin intensiv me datën 10.01.2019 dhe për këtë do e vërtetojnë kamerat e vet repartit të intensives siç edhe vet Policia të cilët kanë qenë prezent e që do kërkohet edhe deklaratat e tyre në Prokurori sepse edhe vet policët (4 persona) e kanë pa se unë kam të drejtën e marrjes së një kopje të dokumentacionit dhe për këtë prapë janë kamerat që do e verifikojnë.

Unë, Adnan Hyseni atë që e kam deklaru publikisht në RTV Dukagjin i rri mbas deri sa të vdes siç edhe do luftoj deri në fund. E gjitha do dëshmohet në Prokurori, sepse edhe vet shteti e ka obligim ndriçimin e rastit të ish ushtarit të UÇK-së dhe UÇPMB, Avni Hyseni.