Detaje të reja nga shpërthimi i bombolës së gazit në Rahovec

Kronika January 18, 2019 - 22:24
Lexo tjera detaje

Një shpërthim i madh ka ndodhur sonte në mbrëmje në një lokal në fshatin Ratkoc të Rahovecit. Policia ka treguar se nga ky shpërthim kanë mbetur të lënduar 11 persona.

Nga Spitali i Gjakovës kanë treguar për Express pas trajtimin që kanë marrë, 7 nga të lënduarit janë liruar. Kurse të tjerët ende po qëndrojnë në spital.

 Kurse, deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, që është me prejardhje nga Rahoveci ka treguar se gjendja e të lënduarve është jashtë rrezikut për jetë.

 “Te lenduarve nga shperthimi i bomboles se gazit ne Ratkoc te Rahovecit ju uroj sherim te shpejte. Me vjen mire qe asnjeri nuk qenka ne rrezik per jete”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Edhe kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka regaur pas këtij incidenti.Edhe 

 Latifi ka treguar se të lënduarit janë jashtë rrëzikut për jetë. 

“I shqetësuar u informova rreth shpërthimit të bombolës së gazit në Ratkoc! Isha në vendin e ngjarjes ku pashë nga afër pasojat - fatmirësisht të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë!”.

Kurse, policia ka bërë të ditur se shpërthimi dyshohet të jetë shkaktuar nga një bombolë gazi.

“Me datë 18.01.2019 në ora 19:55 min, përmes telefonit Stacioni Policor në Rahovec ka pranuar një informacion se në fshatin Ratkoc në një lokal (qebaptore) “Te Dollari” ka ndodhur një shpërthim që dyshohet të jetë nga bombola gazi, nga ky shpërthim  dyshohet se janë lënduar disa persona (rreth 10 persona te cilët janë derguar në spital rajonal në Gjakovë), patrullat policore menjëherë janë dalë në vend të ngjarjes, kanë bërë sigurimin e vendit”, ka thënë zëdhënësja për Rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.