Drejtori i Emergjencës thotë se të moshuarit i është dhënë ndihmë mjekësore

Kronika January 18, 2019 - 13:22
Lexoni detajet

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Basri Lenjani sot ka mbajtur një konferencë për media në lidhje me rastin e mbrëmshëm ku një qytetari të moshuar në këtë klinikë u pretendua se nuk iu është dhënë ndihma mjekësore, raporton “Zëri.info”.

Me këtë rast Lenjani tha se këtij pacienti i është dhënë ndihma mjekësore.

Sipas tij, këtë gjë e dëshmojnë edhe kamerat të cilat janë të vëna në këtë klinikë.

LEXO EDHE: Flet familja e të moshuarit që nuk mori ndihmë në QKUK

“ Klinika Emergjente në vitin e kaluar është rinovuar dhe pajisur me pajisje të domosdoshme për monitorim. Të gjithë pacientët marrin shërbime emergjente brenda 24 orëve. Sa i përket rastit në fjalë. Ai është pranuar në Klinikën Emergjente. Atij i janë kryer të gjitha ekzaminimet përcjellëse dhe pra trajtimit është drejtuar në dhomën e kirurgjisë. Pas konfirmimit ai është liruar për trajtim të mëtutjeshëm në shtëpi. Shërbimet emergjente kanë qenë në detyrë e kanë për obligim, që çdo qytetari t’i ofrojnë kujdes mjekësor. Stafi ka qenë në detyrë dhe për çdo gjë janë kamerat ku shihet qartë gjithçka që ka ndodhur”, tha ai./ZËRI/