Flet familja e të moshuarit që nuk mori ndihmë në QKUK

Kronika January 18, 2019 - 12:10
Lexoni detajet

Mbrëmë në mediet kosovare kanë qarkulluar disa video të një personi të moshuar i cili qëndronte në korridorin e Klinikës Emergjente në Prishtinë.

Familjarët e të moshuarit A.H., ku thanë se personi në fjalë është i sëmurë nga zemra.

“Me anë të autoambulancës babai është dërguar nga Mitrovica në Klinikën e Emergjencës në Prishtinë”

LEXO EDHE: SHSKUK: Të moshuarit i është ofruar disa herë ndihmë në Emergjencë

“Mjekët në fillim i kanë dhënë një injeksion dhe disa hapa, kështu pas kësaj nuk e kanë pranuar për ta shtrirë në spital”, thanë familjarët e të sëmurit.

Personi në fjalë ka mbetur në korridorin e kësaj klinike pasi askush nuk ka qenë prej familjarëve të tij me të, transmeton KlanKosova.

“Nga ora 10:00 deri kah mëngjesi babi ka mbet në korridor”.

“Në mëngjes i është bërë ekageja e zemrës dhe një kontroll nga mjekët”, thanë për klankosova.tv familjarët e të sëmurit.

Personi i moshuar është tani tek familjarët e tij dhe është në gjendje më të mirë shëndetësore.