Ish-komandanti Tara ftohet si i dyshuar në Gjykatën Speciale

Kronika January 16, 2019 - 15:51
Lexo tjera detaje

Komandanti i Brigadës 124 të Rahovecit, Ismet Tara, i njohur si “komandant Hoxha”, është ftuar nga Gjykata Speciale.

Tara është ftuar në cilësinë e të akuzuarit nga Gjykata Speciale për intervistë më 17 shkurt, pikërisht në ditën e pavarësisë së Kosovës për të cilën ditë ai dha gjithçka, raporton rahoveci24.

Komandant Hoxhës ftesa i ka ardhur më 20 dhjetor. Intervistimi i tij do të zhvillohet në Hagë,

“Ndihem krenar për ndihmën e madhe të pakompromis të popullit shqiptar dhe me luftën e luftëtarëve për lirinë e Kosovës”, ka thënë Tara.

Pak ditë më parë u intervistua nga prokuroria speciale edhe Sabahajdin Cena.

Dy ditë me radhë është intervistuar ish-komandanti i zonës operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, ndërsa sot ka filluar intervistimi i Sami Lushtakut, ish-komandant i zonës së Drenicës.