O’Connell kërkon të zbardhet rasti i vrasjes së Ivanoviq

Kronika January 16, 2019 - 11:43
Lexo tjera detaje

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell në një vjetorin e vrasjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq ka bërë thirrje që të zbardhet ky rast raporton “Zeri.info”. 

O’Connell përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook” ka ftuar institucionet e Kosovës që të marrin masa drejt zbardhjes së këtij rasti. 

“Është bërë një vit që kur Oliver Ivanoviq u vra. Familja e tij meriton drejtësi. Njerëzit meritojnë të jetojnë pa frikë nga dhuna, pavarësisht nga pikëpamjet e tyre politike. Presim që autoritetet e Kosovës do të marrin masa serioze për të siguruar drejtësinë”, ka shkruar shkruar ai. 

Sot në një vjetorin e vrasjes së Ivanoviq miq e familjarë të ish-liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq, kanë vërë kurora lulesh dhe kanë ndezur qirinj në një vjetorin e vrasjes së tij para selisë së partisë së tij në veri të Mitrovicës./ZERI