Ministri serb thotë se ka të dhëna të caktuara për vrasësin e Ivanoviqit

Kronika January 16, 2019 - 11:28
Lexo tjera detaje

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë se Prishtina mori përgjegjësinë për gjetjen e vrasësve të Oliver Ivanoviqit, sepse refuzuan çdo bashkëpunim me Beogradin.

Stefanoviq shtoi se Beogradi, pavarësisht sjelljes së Prishtinës, ka gjetur të dhëna të caktuara për vrasësin e Ivanoviqit.

Ai ka aluduar në një person që sipas tij është i njohur për “lëvizjen e personave të caktuar në Kosovë dhe Metohi dhe largimin në një nga vendet perëndimore”, shkruan Tanjug

Sot është njëvjetori i vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq, i cili ndërroi jetë nga disa të shtëna me armë zjarri në veri të Mitrovicës, në afërsi të zyrave të partisë së tij.

Deri me tani Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për këtë vrasje, ndërsa i dyshuari Milan Radojiçiq ishte larguar për në Serbi.