Vazhdon greva e kirurgëve në QKUK

Kronika January 16, 2019 - 09:38
Lexo tjera detaje

Edhe sot po vazhdon greva e kirurgëve në QKUK.

Arbër Morina përfaqësues i Kolegjiumit të kirurgëve, tha se do të vazhdojë greva e kirurgëve në QKUK dhe nuk do të ndërprehet deri sa institucionet gjegjëse të Kosovës do t’i plotësojnë kërkesat e tyre.

“Sot është dita e 23 e grevës, ne jemi edhe më të fortë për vazhdimin e grevës”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës.

Sipas tij, kjo grevë ka filluar me operacionet e planifikuara. Ai tha se çdo hyrje në operacion që paraqet rrezikun e jetës së pacientëve, kirurgët i kryejnë.

“Ne kryejmë operacionet urgjente, kurse nuk kryhen operacionet e planifikuara, tani në grevë është edhe Spitali i Ferizajt”, tha ai.

Morina bëri me dije se janë të distancuar nga sindikata.“Ajo sindikatë nuk i ka përfaqësuar kërkesat e tonë. Sindikata është dashur të na mbështes kërkesat tona”, tha ai.