Gjendet i vdekur në borë një person

Kronika January 14, 2019 - 14:01
Lexo detajet

Një person i pajetë është gjetur në Korçë. Sipas të dhënave nga policia, Ajet Zikollari 53 vjeç u gjet i ngrirë nga i ftohti me temperatura të ulëta në fshatin Selcë e Sipërme.

Mësohet se viktima kishte dy ditë që ishte shpallur i humbur nga familja, por është gjetur sot i pajetë.

53-vjeçari shënon viktimën e tretë nga i ftohti në territorin e Shqipërisë.