Vritet një shqiptar në Greqi

Kronika January 14, 2019 - 13:50
Lexo detajet

E përditshmja greke ‘Protothema’ njofton se Bako sapo ishte transferuar në burgun e Kardhialos.

Një shqiptar është vrarë në një nga burgjet e Greqisë. Sipas mediave fqinje, shqiptari që ka humbur jetën është Albert Bako.

E përditshmja greke ‘Protothema’ njofton se Bako sapo ishte transferuar në burgun e Kardhialos, ndërsa pas vrasjes  së tij dyshohet se qëndron  një bandë rivale, e cila kishte  mësuar transferimin nga burgu Chania, transmeton “Ballkan Web”.

Shqiptari ishte në burg  pasi në Nëntor të 2014-s,  hapi zjarr në një lokal në Pire të Greqisë, veprim ky që  la 14 persona të plagosur.