Një personi i digjen dy shtëpi në Prishtinë

Kronika January 14, 2019 - 08:23
Lexo detajet

Një person ka lajmëruar në Policinë e Kosovës që në rrethana të panjohura i janë djegur dy shtëpi, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë zjarrfikësit e kanë shuar zjarrin dhe përveç dëmeve materiale sipas PK-së nuk raportohet për të lënduar.

LEXO EDHE: Digjet një shtëpi në ‘Kodrën e Trimave’

“Prishtinë 13.01.2019-14:00. Raportohet se për shkaqe ende të panjohura nga zjarri ishin përfshi dy shtëpi pronë e viktimave meshkuj K/Shqiptar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, eksperti i zjarreve dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e policisë.

LEXO EDHE: Digjet një shtëpi në Prishtinë, zjarrëfikësit dalin në vendin e ngjarjes

“Zëri.info”, dje në vazhdimësi ka raportuar për këtë ngjarje.

Incidenti ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Fazliu” , në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë. /ZËRI