Ky është shqiptari më i kërkuar në Evropë

Kronika January 13, 2019 - 09:14
Mësojeni se kush është ai

Europol ka publikuar listën e 54 personave më të kërkuar në Evropë. Bie në sy se në listë janë përfshirë edhe dy rusët e kërkuar nga Britania për sulmin me Noviçok në Angli.

Në listën e më të kërkuarve është edhe shqiptari Gani Burreli, i njohur dhe me emrin Aleks Burreli.

Shqiptari i tmerrshëm kërkohet për disa krime.

LEXO EDHE: Maskat grabisin familjen e biznesmenit

Ai akuzohet për disa vrasje dhe kërkohet nga Qipro për krimin e bujshëm të vitit 2016 kur u fut në një restorant dhe vrau një biznesmen, një polic dhe gruan e tij.

Dy fëmijët e policit ishin në vendin e ngjarjes. Mediat shqiptare thonë se Burreli ka drejtuar një rrjet me 70 prostituta. Mediat greke thonë se ai ka qenë i dënuar për trafik kokaine.