Kosova në 24-orë!

Kronika January 12, 2019 - 11:11
Lexo tjera detaje

Në 24-orëshin e fundit në Republikën e Kosovës kanë ndodhur shumë ngjarje për të cilat kanë raportuar në vazhdimësi Policia e Kosovës.

Ndër më të shpeshtat që po ndodhin në Kosovë kohëve të fundit janë aksidentet që janë në numër mjaft të madh, shkruan "Zëri.Info".

Sipas Policisë së Kosovës në vetëm këto 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur gjithsej 27 aksidente, ku prej tyre 9 aksidente kanë përfunduar me të lënduar.

Përveç aksidenteve të ndodhura, Policia e Kosovës në komunikacionin rrugor ka hasur edhe në shumë parregullsi e shkelje të ligjit ku ka shqiptuar qindra gjoba për ngasësit e automjeteve, ndërsa gjithsej gjoba të shqiptuara vetëm dje janë 750, shkruan "Zëri.Info".

LEXO EDHE: Hajnat hyjnë në shtëpinë e mërgimtarit në Istog

Policia e Kosovës në raportin 24-orës po ashtu ka raportuar edhe për një numër të madh te të arrestuarve, të atyre që janë dërguar në mbajtje dhe të atyre që do të vuajnë dënimin.

Gjithsej të arrestuar për këtë 24-orësh janë 15-të, në mbajtje 6 dhe në vuajtje të dënimit 5 persona.

LEXO EDHE: Edhe një vjedhje tjetër si neper filma!

Ndodhi të shpeshta në vendin tonë dhe ngjarje aspak të këndshme që po ndodhin janë vjedhjet nëpër shtëpi, lokale e edhe në rrugë, ndaj "Zëri.Info", vetëm sot ka publikuar dy raste të tilla./ZËRI

Image