Hajnat hyjnë në shtëpinë e mërgimtarit në Istog

Kronika January 12, 2019 - 08:44
Lexo tjera detaje

Mbikëqyrësi i shtëpisë së mërgimtarit nga Istogu që jeton dhe vepron në Gjermani ka njoftuar së persona të dyshuar kanë hyrë në shtëpi ku kanë kryer një vjedhje, njofton Policia e Kosovës, përcjell “Zëri.Info”.

Sipas Policisë së Kosovës ankuesi sapo është kthyer nga Gjermania është njoftuar për rastin ndërsa ka treguar se përveç shtëpisë së demoluar që ka parë, hajnat i kanë marrë vetëm dy armë zjarri, shkruan “Zëri.Info”.

LEXO EDHE: Mosmarrëveshje gjatë shitblerjes, kanos shitësin!

“Istog 31.12.2018 - 11.01.2019 - NN.  Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se posa është kthyer nga Gjermania, nga mbikëqyrsi i shtëpisë është njoftua se persona të dyshuar e të pa njohur me forcë kanë depërtua në shtëpinë e tije. Gjatë kontrollimit dhe verifikimit të shtëpisë, ankuesi vëren se pos dhomave të demoluara  nuk i mungon asgjë, ndërsa në garazhin e tij ku kishte një veturë me tabela vendore, i janë vjedhur dy armë zjarri-revole. Me vendimin e Prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime”, thuhet në njoftimin e PK-së.