Gashi: Përveç Sylejman Selimit jam duke i mbrojtur edhe tre të tjerë në Gjykatë Speciale

Gashi: Përveç Sylejman Selimit jam duke i mbrojtur edhe tre të tjerë në Gjykatë Speciale

Kronika janar 11, 2019 - 16:08
Lexo tjera detaje

Avokati Tomë Gashi ka deklaruar se përveç ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimi është duke i mbrojtur edhe tre persona të tjerë në Gjykatën Speciale.

Megjithatë, Gashi në një prononcim për Gazetën inFokus nuk ka dashur t’i jap emrat se kë është duke e mbrojtur.

“I kemi edhe tre klienta të tjerë por nuk mund t’i bëjë publike emrat deri sa të vjen koha për ta. Pjesa e tyre do të intervistohen në Hagë, por nuk mund të ju jap emrat e tyre deri sa nuk vjen koha për intervistimin e tyre”, ka thënë Gashi.

Ai gjithashtu ka treguar se për Sylejman Selimin është duke pritur që t’i dërgohet ftesa në formë të shkruar bashkë me materialin përcjellës, që ai të intervistohet në Prishtinë.

“Ajo do të mbetet në ditët e ardhshme që në bashkëpunim me prokurorin e Prokurorisë speciale në Hagë të shohim se kur mund të dërgohet ftesa në formë të shkruar me materialin përcjellës që të intervistohet në Kosovë, në Prishtinë”, ka deklaruar Gashi.

Megjithatë, ai sërish nuk ka treguar se në çfarë cilësie është ftuar Selimi për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale.