Dy gjakovarë gjenden me para të falsifikuar

Kronika January 10, 2019 - 10:12
Lajmet e fundit nga vendi

Policia e Kosovës ka njoftuar që dje në fshatin Bishtazhin të Komunës së Gjakovës ka arrestuar dy persona të cilëve gjatë kontrollit të veturës i janë gjendur 100 euro të falsifikuara, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë të dyshuarit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

LEXO EDHE: Vidhen dy lopë e një veturë në Zubin Potok

“Fsh. Bishtazhin, Gjakovë, 09.01.2019- 01:05.  Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi gjatë kontrollit të veturës së tyre është gjetur dhe konfiskuar një kartëmonedhë prej 100€,  e cila dyshohet se është e falsifikuar. Pas intervistimit të dyshuarit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK. /ZËRI