Vidhen dy lopë e një veturë në Zubin Potok

Kronika January 10, 2019 - 10:02
Lexo detajet

Një qytetar i komunitetit serb ka lajmëruar në Policinë e Kosovës që nga stalla e tij janë vjedhur dy krerë lopë si dhe një veturë, njofton policia e Kosovës, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë rasti është duke u hetuar teksa nuk raportohet për të arrestuar.

LEXO EDHE: Gjendja në pikëkalimet kufitare të Kosovës pas reshjeve të borës

“Fsh. Jabuka, Zubin Potok 09.01.2018-NN. Viktima mashkull K/ Serb ka raportuar se nga stalla e tij persona të panjohur  i  kishin vjedhur  dy krerë gjedhe si dhe veturën e tij, e cila kishte qenë e parkuar jashtë oborrit të shtëpisë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë. /ZËRI