Gjendet e vdekur një grua në shtëpinë e saj

Kronika January 01, 2019 - 12:40
Lexo detajet

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të  hënën në Prishtinë, në rrethana të panjohura ka ndërruar jetë një grua

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së  hënës, në  rrugën "Ahmet Korenica" në  Prishtinë , rreth orës 17:56, ku viktima është  gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.

LEXO EDHE: E rëndë: 22 persona ia morën jetën vetës gjatë 2018-ës në Kosovë

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe mjeku, ndërkaq me vendim të  prokurorit, trupi i pajetë  i viktimës është  dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.