Kryeprokurori reagon pas kritikave të ambasadorit britanik për korrupsionin

Kronika December 30, 2018 - 20:35
Lexo Detajet

Aleksander Lumezi i ka dhënë kah tjetër akuzave të Ambasadorit britanik, i cili kishte thënë se është i turpëruar me mungesën e luftën kundër korrupsionit. Kryeprokurori ka thënë se Ruairi O’Connell fjalën e ka pasur mungesën e politikave ndëshkimore që aplikojnë gjykata. Shefi i Prokurorisë së Shtetit ka folur edhe për hetimet ndaj ministrave e deputetëve.

Njeriu më i rëndësishëm i sistemit të drejtësisë, Kryeprokurori Aleksander Lumezi po thotë se politika ndëshkimore duhet të plotësohet, raporton T7.

Me këtë konstatim, ai po u përgjigjet kritikave, përfshirë edhe të Ambasadorit të Britanisë në Kosovë, se Prokuroria s’po e luftojnë korrupsionin.

Sipas Kryeprokurorit Lumezi, O'Connell ka thënë diçka tjetër. Fjalën e ka pasur për gjykatat.

Ambasadori britanik kishte thënë se ndihet i turpëruar me mungesën e rezultateve në luftën kundër korrupsionit. Kishte pyetur se pse hetimet po nisin kur zyrtarët e shtetit përfundojnë mandatet. Kishte pyetur edhe nëse prokurorët nisin hetime për qëllime politike.

O’Connell këto deklarata i kishte thënë kur ishin publikuar të dhëna se në tri vitet e fundit asnjë ditë burg efektiv nuk ishte shqiptuar për rastet e korrupsionit të niveli të lartë.

">http://

Megjithëkëtë, Kryeprokurori ka përmendur edhe statistika që sipas tij, tregojnë se e kanë luftuar korrupsionin edhe në nivele të larta.

Kryeprokurori Lumezi po ashtu ka garantuar se ligji i ri mbi kompetencat për konfiskimin e përfituar me vepër penale do të filloj të zbatohet në vitin e ardhshëm.

Shefi i Prokurorisë së Shtetit nuk ka dashur të merret me akuzat e Milaim Zekës duke thënë se janë joserioze dhe të pabazuara. Ka shpjeguar se akuza të tilla po bëhen nga njerëz që janë në procedura gjyqësore për vepra penale.

Aleksander Lumezi kishte ardhur në krye të Prokurorisë me premtime se do të luftonte korrupsionin, do të zbardhte vrasjet politike dhe do të ndiqte zyrtarët e sistemit të drejtësisë të përfshirë në vepra penale.