Plaçkitje tjetër e bankës në Kosovë

Kronika December 30, 2018 - 18:07
Lexo Detajet

Para disa çastesh ka ndodhur një plaçkitje e një banke në Fushë Kosovë.

Burime të Indeksonline mësojnë se persona të maskuar kanë plaçkitur ‘Monego Bankën’, institucion ky mikrofinanciar.

Një dëshmitar ka treguar për Indeksonline se kanë qenë katër persona të maskuar, ndërsa të njëjtit kanë ngjallur panik tek kalimtarët.

‘Kane qenë me maska katër hajna dhe duke ikur kanë kërcyer mbi makinën time”, është shprehur ai.

Kujtojmë që kohëve të fundit janë shpeshtuar grabitjet në banka, si pasojë e këtyre plaçkitjeve javën që shkoi mbeti i vrarë pjesëtari i Policisë së Kosovës, Izet Demaj.