Gjykata merr vendim për vajzën që dyshohet se tentoi ta therr me thikë cimeren

Kronika December 19, 2018 - 20:33
Lexo Detajet

Gjykata e Prishtinës ka marrë aktvendim që ta aprovojë kërkesën e prokurores Ajshe Ferati, e cila ka kërkuar paraburgim për vajzën e cila dyshohet se gjatë natës së mbrëmshme pas një mosmarrëveshje me cimeren e saj, e ka kanosur dhe ka tentuar ta sulmojë me thikë.

Të dyshuarës i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.

Sipas raportit të Policisë, një mosmarrëveshje mes dy cimereve raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në Prishtinë.