Arrestohet shtetasi serb duke hyrë me armë në Kosovë

Kronika December 19, 2018 - 11:15
Lexo detajet!

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas serb te "Dheu i Bardhë", pasi që gjatë kontrollimit dhe legjitimimit të pasagjerëve nga policia të një autobusi në hyrje nga Serbia në territorin e Kosovës, në valixhen e tij janë gjetur dhe janë konfiskuar dy armë-revole me gaz.

I dyshuari pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes. Ndërsa, rasti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.