Si ndodhi aksidenti ku humbën jetën dy persona në Ferizaj?

Kronika December 16, 2018 - 20:19
Kjo është arsyeja

Policia e Kosovës thotë se shpejtësia të ketë qenë shkaktari i aksidentit

Në një rrugë me borë ndodhi vdekja e dy të rinjve nga Gjilani në orët e hershme të mëngjesit.

Aty humbën jetën Elhmi Mustafa dhe një pasagjer tjetër.

Ata mbetën të vdekur pasi humbën kontrollin e veturës dhe u përplasën me shtyllën anash rrugës, raporton T7.

Të dy mbetën të lënduar rëndë, e ngasësi i veturës ndërroi jetë në emergjencën në Ferizaj, ndërsa pasagjeri tjetër në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

LEXO EDHE: Flasin familjarët e viktimave të sotme në aksidentin në Ferizaj

Në vendin ku ndodhi kjo përplasje, mund të shihen pjesët e veturës të mbetura pas aksidentit.

Edhe fotot e bëra pas aksidentit tregojnë se shpejtësia e veturës ishte e madhe.

Fqinjët ku ndodhi ky rast, prapa kamerë thonë të kenë dëgjuar një zhurmë të madhe në momentin e aksidentit.

Se ngasësit e kaluan shpejtësinë e lejuar e thotë edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Agim Gashi.

Trupat e pajetë të gjilanasve janë dërguar për obduksion në Prishtinë.

E rruga ‘Rexhep Bisimi’ ku humbën jetën dy të rinjtë është ende e papastruar pas reshjeve të fundit të borës.