Tragjedi në Serbi, tre të vdekur e 32 të plagosur

Kronika December 16, 2018 - 12:10
Lexo Detajet

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot rreth orës 1:45 minuta në Serbi, në afërsi të Leskovcit, ku një autobus me targa të Maqedonisë i kompanisë “Euro Bus” ka dalë nga rruga për shkaqe ende të panjohura dhe për pasojë kanë humbur jetën 3 persona, ndërsa 32 të tjerë kanë ngelur të lënduar dhe janë shtruar në spital me lëndime të ndryshme.

Aksidenti rrugor ka ndodhur në autostradën Leskovc-Nish në drejtim të Nishit. Autobusi ishte nisur natën e kaluar nga Maqedonia.

Në spitalin e Leskovacit janë dërguar 28 persona që janë në gjendje më stabile, ndërsa në atë të Nishit janë dërguar 4 persona të cilët ndodhen në gjendje kritike.

Autobusi ishte nisur mbrëmë nga Prilepi dhe për destinacion final kishte kishte Vjenën.