Aksident me fatalitet në Ferizaj, 2 të vdekur

Kronika December 16, 2018 - 09:47
Lexo Detajet

2 persona kanë vdekur pas një aksidenti në Ferizaj në orët e hershme të mëngjesit, njofton Zyra Rajonale e Policisë së Ferizajt.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Rexhep Bislimi” kurse shkaktar sipas njoftimit ka qenë mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes së mjetit me kushtet e rrugës, transmeton “Zeri.info”.

Viktimat i janë dërguar Institutit mjeko-ligjor për obduksion

Njoftimi i plotë

Në një aksident trafiku, të ndodhur sot rreth orës 04:10 minuta  ,në rrugën ,,Rexhep Bislimi” në Ferizaj, kanë humbur jetën dy persona.

Sipas raporteve të para,rasti ka ndodhur  kur  ngasësi  i veturës Opel Tigra me targa vendore  ( E.M m/sh/k  27 vjeçar  ) , duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës ,humb kontrollin mbi automjetin,  del nga rruga dhe dhe godet një shtyllë, me ç’rast vozitësi dhe  pasagjeri, sipas mjekëve, kishin  pësuar lëndime të rënda trupore ,ku e si pasojë,ngasësi i automjetit ka ndërrue jetë në  emergjencën e Ferizajt,kurse  pasagjeri  është dërguar në QKUK Prishtinë dhe pas një kohe jemi informuar se i njejti ka ndërruar jetë.

Trupat e pajetë të  viktimave,me urdhër të Prokurorit  dërgohen në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.

Me rast janë duke u marr hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunum me Prokurorin e Shtetit.