Reshje të mëdha, përmbytet ky qytet!

Kronika December 15, 2018 - 09:13
Lexo tjera detaje

Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës, kanë shkaktuar përmbytje në qytetin e Vlorës.

Disa rrugë dhe lagje janë nën ujë, e po ashtu dhe Porti i Vlorës është i përmbytur.

Kjo ka sjellë vonesa në përpunimin e pasagjerëve, pasi ambientet e portit janë thuajse tërësisht nën ujë.

Ndërsa sipas raportimeve, gjatë ditës së djeshme  kanë nisur reshjet e dëborës në qarkun e Shkodrës, konkretisht në Njësinë Administrative Shosh.

Në vendin e quajtur Mali i Shoshit, trashësia e dëborës është 25 cm, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve të transportit dhe njerëzve për Shoshin e Shalën.

Bashkë me dëborën, kanë nisur edhe problemet me energjinë elektrike. Ndërprerjet janë të shpeshta dhe të gjata, si pasojë e amortizimit të linjave të energjisë elektrike.

Edhe në aksin Qafë Mali–Fierzë ka rënë rreth 20 cm borë. Momentalisht, po punohet për pastrimin dhe hedhjen e kripës në këtë aks, për të mos lejuar bllokimin e qarkullimit.

Image