Zhduket fëmija nga Kosova bashkë me shokun e vet gjerman

Kronika December 14, 2018 - 14:08
Lexo detajet!

Informacionin për vendndodhjen e dy djemve e pranon inspektorati policor në Neuburg në numrin e telefonit (0 84 31) 67 11-0.

Dy fëmijë janë larguar nga shtëpitë e prindërve të tyre dhe që atëherë, vendndodhja e tyre është e panjohur, shkruajnë mediat gjermane. 

Siç raportohet nga policia, bëhet fjalë për 13-vjeçarin Leon Bitiq dhe Martin Mändl 12-vjeçar nga Neuburgi, të cilët rreth orës 11:00 të mërkurën në mbrëmje, janë nisur nga shtëpitë e prindërve të tyre pa u vënë re dhe nuk janë kthyer më.

Sipas policisë, të dy djemtë e miqësuar kanë dalë së bashku, por vendndodhja e tyre aktuale nuk dihet, shkruan albinfo.ch.

Leon Bitiq është rreth 160 centimetra i gjatë, i fortë dhe i veshur me pantallona të zeza dhe një xhaketë dimri të zezë, informon Albinfo.ch.

Martin Mändl është rreth 170 centimetra i gjatë, i hollë dhe i veshur me një xhaketë gri dhe pantallona tuta të zezë.

Informacionin për vendndodhjen e dy djemve e pranon inspektorati policor në Neuburg në numrin e telefonit (0 84 31) 67 11-0.