Ky është i ftuari i ardhshëm nga Gjykata Speciale

Kronika December 13, 2018 - 17:09
Lexo Detajet

Gjykata Speciale ka filluar me ftesa për persona që do të intervistohen, e të cilët kryesisht janë nën dyshimin për krime lufte.

Personi i fundit që është ftuar për intervistim është Sabahajdin Cena, ish-luftëtar i UÇK-së në Zonën e Pashtrikut.

Cena e ka konfirmuar këtë për “Zeri.info”.

“Po jam i ftuar dhe i jam përgjigjur pozitivisht. Me të 14 më kanë thënë se duhet me u vizatu aty. Nuk e di a me më intervistu apo arrestu”, ka thënë Cena për “Zeri.info.”

Kujtojmë se ftesa për t’iu përgjigjur Speciales më herët kishin marrë edhe Rrustem Mustafa (Zona Operative e Llapit), Sokol Dobruna (Gjykata ushtarake e UÇK-së), Sami Lushtaku (Zona Operative e Drenicës) Nazif Mehmeti (një nga komandantët në Zonën Operative të Llapit) e Safet Syla, (Epror i UÇK-së)./ZERI.

Image