Haradinaj: Është turp për të gjithë deputetët që e kanë votuar themelimin e Gjykatës Speciale

Kronika December 12, 2018 - 22:10
Lexo tjera detaje

Nasim Haradinaj nga OVL UÇK, ka thënë se është turp për të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që e kanë votuar themelimin e Gjykatës Speciale.

“Ma tradhti se me ngritë gishtin e me votua këtë gjykatë nuk ka…Ata marre është me i pa edhe në televizion”.

Haradinaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se kidnapimi i Remzi Shalës nga EULEX-i ka qenë pjesë e një skenari.

“Ky kidnapim ka qenë pjesë e një skenari që ata të përleshen me familjarët e Shalës e më pas të shkaktohen trazira”.

Nënkryetari i OVL UÇK ka thënë se Gjykata Speciale është raciste ndaj shqiptarëve.

LEXO EDHE: Gucati fton ish-komandantët të mos i përgjigjen Gjykatës Speciale!

“Unë e di shume saktë se kush do të ftohet nga kjo gjykatë. Mund të ftohet çdo pjesëtar i UÇK-së. Bile mund të ftohen edhe këta veteranët e rrejshëm që gjenden në ato lista”.

Haradinaj ka thënë se kanë pasur mbështetje nga një pjesë e deputetëve për rishqyrtimin e Gjykatës Speciale, por disa nga ta janë frikuar dhe janë tërhequr.

“Kishim marrëveshje me deputetin e PDK-së, Nait Hasani, për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Kishim edhe mbështetje nga përfaqësuesin e Vetëvendosje. Rrjedha të tjera do të ishin sot po të ndodhte ai shfuqizim”.

“…Edhe sot jam për të shfuqizuar Gjykatën Speciale”, tha ndër të tjera Nasim Haradinaj.