Dorëzohen në Prokurori emrat e 700 serbëve që dyshohet se kryen krime gjatë luftës në Kosovë

Kronika December 12, 2018 - 13:53
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Përfaqësueset e Grupit të Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte dhe përgatitjen e kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës së viteve 1998/99, për herë të tetë kanë dorëzuar kallëzime penale kundër kriminelëve serbë, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës- Departamenti për krime Lufte.

Kryetarja e shoqatës, Shkëndije Hoda së bashku me Mevlyde Saraqi dhe përfaqësueset tjera sot kanë dorëzuar në prokurori edhe mbi 700 emra të serbëve që dyshohet se kryen krime gjatë luftës në Kosovë.

“Janë dorëzuar kallëzime penale me dosje sekrete serbe që kanë vepruar në periudhën e luftës 1998-1999 në Kosovë. Bashkë me këto janë dorëzuar   edhe mbi 700 emra te pjesëtarëve serbë kriminel që kanë marr pjesë në lufte në Komunën e Gjakovës”, ka thënë Hoda për portalin arbresh.info.

Po ashtu ky grup ka dorëzuar edhe një letër Qeverisë së Kosovës duke kërkuar ndalimin e hyrjes së serbëve në Kishën Ortodokse me datë 06. Janar 2019.