Remzi Shala deklaroi që nuk do t’i përgjigjet Gjykatës Speciale, avokati tregon arsyen

Kronika December 12, 2018 - 12:09
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Ish-pjestari i Ushtrisë Çlirimtare Të Kosovës Remzi Shala i njohur me nofkën “Molla e Kuqe”, dje është ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim por i njëjti ka deklaruar që nuk do t’i përgjigjet kësaj ftese, raporton “Zëri.info”

Avokati i tij Natal Bullakaj ka rikonfiemuar për “Zerin” që klienti i tij nuk do t’i përgjigjet kësaj ftese.

LEXO EDHE: Ekskluzive: Një ish-komandant i UÇK-së merr ftesë nga Specialja, por thotë se s’do t’i përgjigjet

“Fjalët e tij kanë qenë që nuk shkon ën Gjykatën Speciale. Ai nuk e di as arsyen pse është thirrur nga kjo gjykatë”, ka konfirmuar Bullakaj për “Zërin”.

Sipas tij Shala nuk e ndjen veten aspak fajtorë dhe kjo është arsyeja pse ai ka refuzuar këtë ftesë.

“Absolute nuk e ndjen veten fajtorë për asgjë dhe për këtë arsye ka thënë që edhe nuk shkon edhe nuk përgjigjet para kësaj gjykate. Nuk ka asnjë arsye pse I është komunikuar një ftesë e tillë sepse ai po thotë që nuk ka bërë asgjë  dhe askujt nuk I ka bërë asgjë. Kështu janë fjalët e tij.”, ka thënë tutje ai.

Deri më tani Gjykata Speciale ka ftuar gjashtë ish-pjestarë të UCK-së ndër ta ish komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa (Remi), ish komandanti i Zonës Operative të Drenicës Sami Lushtaku, ish gjyktësi i UCK-së Sokol Dobruna, ish eprori i larte i Zonës Operative te Llapit Nazif Mehmeti si dhe ish dy pjestarë Safet Syla dhe Remzi Shala. /Zëri

Image